Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Himarë/ Dyshohet se u gjet edhe një armë zjarri, ky është personi që kishte skafin

Tragjedia në Himarë/ Dyshohet se u gjet edhe një armë

Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia që ndodhi dje në Himarë, ku skafi me drejtues Arjan Tasën goditi për vdekje një 7-vjeçare. Ai dëshmoi para policisë se skafin ia kishte marrë kushëririt të tij.

Nga informacionet që qarkullojnë në media, skafi i përket Adhurim Kushit nga Elbasani. Kushi ka qenë i arrestuar disa vite më parë për vjedhje.

Ndërsa Tase ka qenë zyrtar i lartë në qytetin e Elbasanit. Nuk dihen ende lidhjet mes Tases dhe Kushit. Gjithashtu dyshohet se në skaf është gjetur edhe arma e zjarrit të Tases, pavarësisht se nuk ishte në shërbim.

Ky i fundit më herët kishte mbajtur detyrën e shefit të komisariatit të Himarës, por ishte pezulluar nga detyra për favorizim të kultivimit të lëndëve narkotike.

 

Të fundit