Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Maliq, fëmijët po luanin me shkrepëse, nëna u rikthye për djalin, por u afiskuan

Tragjedia në Maliq, fëmijët po luanin me shkrepëse,

Një ngjarje tragjike tronditi Maliqin dje, ku një nënë 40-vjeçare dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e tyre.

Merjeme Azizllari dhe djali i saj, L. Azizllari dyshohet të jenë asfiksuar nga tymi. Ndërsa, vajza 6-vjeçare ndodhet në QSUT, në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore, me djegie të shumta në trup.

Dy fëmijët ishin vetëm në banesë dhe dyshohet se po luanin me shkrepëse në momentin kur shpërtheu zjarri. Nëna ndodhej te fqinjët dhe kur është kthyer ka gjetur banesën e mbuluar nga tymi.

Ajo ka nxjerrë vajzën jashtë, por kur u rikthye për të shpëtuar djalin, fatkeqësisht mbeti e bllokuar brenda dhe humbi jetën së bashku me të birin.

Të fundit