Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në galeri vdekjesh

Tragjedia në Martanesh/ Reagon KSSH: Minierat janë kthyer në

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në një minierë të Martaneshit ku humbi jetën minatori Armond Peshku dhe u plagos Hajdar Balla.

Në një reagim në rrjete sociale, KSSH shkruan se minierat në vendin tonë janë kthyer në galeri vdekjesh dhe se shteti amniston shkelësit.

 “Minierat si galeri vdekjesh dhe shteti që amniston shkelësit! Një tjetër tragjedi u shënua sot në Minierën e Thekës në Martanesh, ku një minator vagonist humbi jetën dhe kolegu i tij mbeti i plagosur rëndë. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes së Armand Peshkut që humbi jetën dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurit Hajdar Bala.

Nga informacionet paraprake shkak i këtij aksidenti në pune mendohet të jetë mosmarrja e kushteve të sigurisë teknike, çka ngarkon me përgjegjësi përfaqësuesit e firmës.

KSSH i kërkon Policisë Shtetit dhe Prokurorisë të zbardhin rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. KSSH i kërkon Inspektoriatit të Punës të rrisë intensitetin e kontrolleve në galeritë e minierave” thuhet ne reagimin e KSSH.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit