Flash News

E-TJERA

Tragjedi në Itali, 13-vjeçarja shqiptare humb jetën duke rënë nga kati i 7-të, e motra akuzon të dashurin për vrasje

Tragjedi në Itali, 13-vjeçarja shqiptare humb jetën duke

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Piacenzës në Itali, ku një vajzë shqiptare, vetëm 13 vjeç, humbi jetën të premten në mëngjes pasi ra nga çatia e një pallati shtatëkatësh. Ajo përfundoi në tarracën e një apartamenti në katin e katërt, por përpjekjet e ekipeve të shpëtimit rezultuan të kota.


Mediat italiane raportojnë se autoritetet kanë hapur hetime për vrasje me dashje, ndërsa pritet që rezultatet e autopsisë të dalin të hënën për të ndriçuar më tej ngjarjen. Policia ka shoqëruar të dashurin e viktimës, një djalë 15-vjeçar shqiptar, i cili ishte i pranishëm në momentin kur vajza ra nga çatia. Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka deklaruar se vajza u hodh vetë, por pas përfundimit të intervistës, ai u la i lirë. Megjithatë, familjarët e viktimës e konsiderojnë atë të dyshuarin kryesor.

E motra e viktimës ka reaguar publikisht në rrjetet sociale, duke akuzuar të dashurin e saj për vrasjen e vajzës. “Ai e hodhi poshtë. Motra ime nuk ishte e çmendur apo e dëshpëruar, por një tjetër viktimë e dhunës,” shkroi ajo, duke publikuar dhe biseda të motrës me të, që sipas saj nxjerrin në pah sjellje problematike nga i riu.

Autoritetet po zhvillojnë hetime intensive për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes, përmes analizës së provave teknike dhe dëshmive të personave që mund të kenë informacione të rëndësishme. Telefoni i viktimës është sekuestruar për të ndihmuar në hetim, ndërkohë që miqtë e saj kanë pohuar se ajo nuk kishte shfaqur shenja që do të kryente vetëvrasje dhe po planifikonte një udhëtim në Paris me nënën e saj.

Të fundit