Flash News

E-TJERA

Tragjedia në Vilë-Bashtovë/ Eksperti: Nëse do kishte pasur vrojtues plazhi, mund të ishte parandaluar

Tragjedia në Vilë-Bashtovë/ Eksperti: Nëse do kishte pasur

Mbytja e babit me dy fëmijët e mitur në Vilë-Bashtovë ka sjell reagime të shumta. A mund të ishte parandaluar tragjedia, kjo ishte pyetja të cilët dy të ftuarit në rubrikën “Opinion” u përpoqën t’i përgjigjeshin..

Erdit Gega, kreu i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit tha se nëse do të kishte pasur vrojtues plazhi ngjarja mund të ishte parandaluar. Ai tregoi dhe mënyrat se si veprohet në rast të një rreziku.

Sipas tij, vetë administratorët e plazhit ka raste që i largojnë vrojtuesit pasi nuk duan t’i paguajnë.

Nëse do kishte pasur vrojtues plazhi të mirëinformuar dhe të mirë trajnuar, ngjarja mund të ishte parandaluar. Roli i federatës është që të trajnojë dhe certifikojë vrojtuesit e plazhit. Të jenë të aftë fizikisht dhe për të ushtruar profesionin.

Detyra e Federatës mbaron te verifikimi dhe vlerësimi. Kërkesa për vrojtues dhe trajnim të tyre vjen nga subjektet. Të rinj të cilët duan ta ushtrojnë këtë profesion vijnë pranë qendrave të Federatës, trajnohen, bëjnë provimin përfundimtar, që janë të aftë të ushtrojnë profesionin.

Edhe vetë vrojtuesit duhet ta pyesin përpara personin në rrezik, të përpiqen të komunikojnë. As plazhistët e tjerë nuk duhet të hyjnë në ujë për ndihmë pa një mjet shpëtues. Ka disa mënyra më pas që vrojtuesit të ndërhyjnë”, tha Gega.

 

 

Të fundit