Flash News

E-TJERA

Tragjedike në Yzberisht, ndërron jetë 75-vjeçari në mes të rrugës

Tragjedike në Yzberisht, ndërron jetë 75-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:40, në zonën e Yzberishtit, ku një 75-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima, shtetasi L. B., nuk kishte shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i humbjes së jetës është një arrest kardiak.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkaqet e ndarjes nga jeta të të moshuarit.

Të fundit