Flash News

E-TJERA

Tragjike në burgun e Reçit, humb jetën një i burgosur 35-vjeçar

Tragjike në burgun e Reçit, humb jetën një i burgosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Reçit, ku një i burgosur, Sandër Deda, 35 vjeç, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Sapo situata është konstatuar nga punonjësit e burgut, i burgosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Shkodrës. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas burimeve nga ekipi mjekësor i burgut, 35-vjeçari ishte trajtuar si pacient që vuante nga çrregullime të shëndetit mendor.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit