Flash News

E-TJERA

Tragjike në Divjakë, elektriçisti humb jetën gjatë punës

Tragjike në Divjakë, elektriçisti humb jetën gjatë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Mërtish të Divjakës, ku një elektriçist ka humbur jetën teksa ishte në krye të detyrës.

Viktima është identifikuar si Xhuljo Shtëmbari, i cili po punonte për vendosjen e një linje të re të energjisë elektrike në zonë. Gjatë procesit të punës, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Të fundit