Flash News

E-TJERA

Tragjike në Greqi/ Ndërron jetë foshnja 5-muajshe, arrestohen prindërit shqiptarë

Tragjike në Greqi/ Ndërron jetë foshnja 5-muajshe, arrestohen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ishullin Paros, ku një foshnjë 5-muajshe ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta. Prindërit e saj, një çift shqiptarësh, janë arrestuar nga autoritetet greke.

Sipas mediave vendase, nëna 37-vjeçare ka shkuar pasditen e së dielës në Qendrën Shëndetësore të ishullit me foshnjën në krah, e cila ishte në gjendje të rëndë, pa ndjenja, me shenja mavijosjeje dhe pa frymëmarrje. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, foshnja u shpall e vdekur në spital.

Autoritetet greke kanë ndaluar menjëherë prindërit – nëna 37 vjeçe dhe babai 43 vjeç – të cilët janë dërguar në Stacionin e Policisë së Parosit. Një çështje penale është ngritur në lidhje me ngjarjen, ndërsa trupi i të miturës i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Sipas burimeve të portalit grek protothema.gr, familja kishte shkuar për të pushuar në det që në orët e para të mëngjesit dhe ishte kthyer në banesë gjatë mesditës. Vdekja e foshnjës ka ndodhur më vonë gjatë pasdites.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që fëmija të ketë ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga nxehtësia.

Familja shqiptare ka edhe tre fëmijë të tjerë më të rritur. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal në Paros dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e kujdesit ndaj të miturve në temperaturat ekstreme verore.

Të fundit