Flash News

E-TJERA

Shuhet familja shqiptare në Itali, rrjedhja e gazit i merr jetën katër personave

Shuhet familja shqiptare në Itali, rrjedhja e gazit i merr jetën

Një tragjedi e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin Rughi, pranë Porcarit, në provincën e Luccës në Itali, ku katër anëtarë të një familjeje shqiptare humbën jetën si pasojë e helmimit me monoksid karboni.

Ngjarja fatale ndodhi në një vilë në rresht në Via Galgani, ku viktimat u gjetën pa shenja jete pas alarmit të dhënë nga një i afërm që nuk kishte arritur t’i kontaktonte, raportojnë mediat vendase.

Sipas të dhënave paraprake, viktimat dyshohet se janë babai 48 vjeç, nëna 43 vjeç dhe dy fëmijët e tyre, 22 dhe 15 vjeç.

Një person i pestë u transportua me urgjencë në spitalin Cisanello në Piza, në gjendje kritike, ndërsa tre efektivë të karabinierisë pësuan helmim të lehtë gjatë ndërhyrjes në banesë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë dhe kohën e vdekjes, ndërsa dyshimet paraprake flasin për një rrjedhje gazi që rezultoi fatale për të gjithë familjen.

Të fundit