Flash News

E-TJERA

Tragjike në Krujë, 34-vjeçari humb jetën gjatë punimeve, arrestohet 59-vjeçari

Tragjike në Krujë, 34-vjeçari humb jetën gjatë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Krujë, ku një 34-vjeçar ka humbur jetën gjatë punimeve në një banesë.

Shtetasi Y. Xh. ka pësuar goditje me rrymë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në shtëpinë e një 59-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia.

Policia e Krujës ka arrestuar 59-vjeçarin G. D. për dy akuzat "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Ndërtimi i paligjshëm".

Autoritetet njoftojnë se punët e kryera në banesë nuk kanë respektuar standardet e sigurisë, duke çuar në tragjedinë që mori jetën e të riut.

Të fundit