Flash News

E-TJERA

Tragjike në Tiranë, 23-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Tragjike në Tiranë, 23-vjeçari gjendet i vdekur në
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Laknasit, Tiranë, ku një i ri është gjetur i varur në banesën e tij.

Sipas njoftimit të policisë, viktima është shtetasi B. A., 23 vjeç. Trupi i pajetë i të riut u zbulua rreth orës 07:30 nga familjarët e tij, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Aktualisht, shkaqet që e kanë çuar të riun drejt këtij akti tragjik mbeten të paqarta. Policia e Tiranës ka nisur hetimet dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky rast ngre sërish shqetësimin për fenomenin e vetëvrasjeve ndër të rinjtë, duke nxjerrë në pah nevojën për vëmendje më të madhe ndaj shëndetit mendor dhe mbështetjes psikologjike.

Të fundit