Flash News

E-TJERA

Tragjike në Vlorë, 27-vjeçari dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri

Tragjike në Vlorë, 27-vjeçari dyshohet se ka vrarë veten

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një 27-vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri. Shtetasi S. Z., 27 vjeç, u dërgua në spital rreth orës 20:40, i shoqëruar nga familjarët e tij, i plagosur rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka sekuestruar armën e zjarrit, e cila u gjet në tualetin e banesës së tij, në lagjen "11 Janari" të qytetit. Për momentin, ngjarja është në hetim, ndërsa Prokuroria ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të saj.

Për informacion të mëtejshëm, autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit