Flash News

E-TJERA

Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit

Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë një denoncim lidhur me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Sipas forumit, AADF ka sjellë në drejtimin e fonacionit një drejtor nga Amerika Latine, personazh i pa njohur që nuk ka CV në administrimin e pasurive botërore kulturore.

Ndër të tjera, forumi thekson se dy punonjëset e Parkut Kombëtar të Butrintit, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato, janë bërë pjesë e AADF.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore i kërkon Ministrisë së Kulturës të sqarojë nëse ka dijeni për emërimet në konflikt interesi dhe nëse bien ndesh me ligjin e administratës publike.

“...dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon   

Pas bordit  shkencor me hortikulturiste  pensioniste dhe specialiste te historise koreane, AADF sjell per drejtim te fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht i pa njohur dhe pa CV ne administrim te pasurive  boterore kulturore.

Gjithashtu zv.drejtor eshte zgjedhur nje  guide turistike. 

Edhe me e cuditshme eshte fakti qe dy punonjese te Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato jane tashme edhe pjese e fondacionit te AADF. E publikuar kjo ne ëebsite zyrtar te fondacionit.

A ka dijeni Ministria e Kultures per keto emerime ne konflikt te paster interessi?  A ka dijeni z. Gonxhja per emerimet e para ardheses se tij qe i sherbente edhe AADF edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh keto emerime me ligjin e administrates publike?”, shkruan Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Facebook.

Të fundit