Flash News

E-TJERA

Trajleri përplaset me mjetin në aksin Lezhë- Milot, plagoset polici i rrugores

Trajleri përplaset me mjetin në aksin Lezhë- Milot, plagoset
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident u shënua mesditen e sotme në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Gajush.

Një trajler ka përplasur makinën “Ford” që drejtohej nga efektivi i Policisë Rrugore, Gjergj Vasia e si pasojë polici, i cili sapo kishtë përfunduar shërbimin dhe po udhëtonte me makinën private drejt banesës është goditur nga mjeti i tonazhit të rëndë.

"Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.   

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.  

Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale. 

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit