Flash News

E-TJERA

Trajneri i futbollistit të Kombëtares përfundon në spital

Trajneri i futbollistit të Kombëtares përfundon në spital

Trajneri kroat Ivan Juriç ka përfunduar në spital për shkak të një inflamacioni në rrugët e frymëmarrjes.

Kështu skuadra ku bën pjesë futbollisti i Kombëtares, Berat Gjimshiti do vijojë seancat stërvitore pa qenë Juriç i pranishëm. Vetë klubi njoftoi përmes një deklarate zyrtare për gjendjen e trajnerit.

“Atalanta njofton se trajneri Ivan Juriç është hospitalizuar në ditët e fundit, pas një inflamacioni serioz në rrugët e frymëmarrjes. Gjendja e tij aktuale po përmirësohet”, shkruan ndër të tjera Atalanta.

Juriç pasoi Gasperinin në krye të Atalantës. 49-vjeçari më parë ishte pjesë e Sauthemptonit ku u largua pa lënë gjurmë.

Të fundit