E-TJERA

"Trajneri i tij humbi jetën nga COVID", Khabib tërhiqet nga MMA: Nuk mund të ndeshem më

"Trajneri i tij humbi jetën nga COVID", Khabib tërhiqet nga
Khabib Nurmagomedov

Kampioni i MMA, Khabib Nurmagomedov ka deklaruar dorëheqjen nga ky sport, pasi mundi kundërshtarin amerikan Justin Gaethje.

Ndeshja me Gaethje u mbyll në raundin e dytë pasi Khabib bëri një kapje të kundërshtarit, që e detyroi atë të dorëzohej.

Pikërisht kur gjyqtari shpalli fituesin, Khabib hodhi dorezat në mes të ringut duke dhënë kështu lajmin e tërheqjes.

Ai tha se arsyeja e tërheqjes së tij është mungesa e të atitit dhe trajnerit të tij Abdul, i cili ndërroi jetë për shkak të koronavirusit disa javë më parë.

′′Ji afër me prindërit. Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër. Ti nuk mund ta dish çfarë mund të ndodhë të nesërmen”, u shpreh Khabib.

Kujtojmë se kampioni 32-vjeçar i MMA numëron 29 fitore në 29 ndeshje.

Ditari politik

Të fundit