Flash News

E-TJERA

Trajneri serb i bindur për formacionin e kuqezinjve: Nuk mund të na surprizojnë

Trajneri serb i bindur për formacionin e kuqezinjve: Nuk mund të na

Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkoviç ka folur para duelit me Shqipërinë, takim i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit 2026.

Stojkoviç u shpreh me bindje se e di formacionin e Shqipërisë dhe se nuk pres surpriza nga Sylvinho.

“Ata nuk mund të na surprizojnë për sa i përket formacionit titullar, i dimë dy ndryshimet që do të kenë, por nuk besoj se do të ndryshojnë diçka në këtë aspekt. Do të ketë rotacion për shkak të lëndimeve, por nuk do të ndryshojnë asgjë në sistem. Do të luajnë me katër në vijën e mbrojtjes, kjo është e sigurt.

Kur është kaq e rëndësishme, të gjithë kërkojnë të tregojnë cilësinë që kanë dhe që ajo cilësi të jetë një avantazh. Futbolli është një lojë dhe nuk mund ta hamendësosh se çfarë mund të ndodhë. Zoti na ruajt nga një karton i kuq, pastaj gjithçka shembet. Do të bëjmë gjithçka për ta paraqitur Serbinë si duhet”, u shpreh trajneri i Serbisë.

Të fundit