Flash News

E-TJERA

Trajnim për punonjësit, synohet krijimi i një rrjeti ndërkufitar të turizmit

Trajnim për punonjësit, synohet krijimi i një rrjeti

Ditën e enjte në Tiranë u zhvillua një trajnim për punonjësit në fushën e turizimit.

Aty u trajtuan temat e menaxhimit, marketingut e komunikimit, transportit, punësimit të të rinjve evropianë dhe edukimit të  kulturës së sipërmarrjes në destinacionet më pak të njohura të rajonit ndërkufitar Itali-Shqipëri-Mal i Zi.

Trajnimi u mundësua Qendra për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal në Shqipëri dhe nga Bashkia e Brindizit në Itali dhe u drejtua nga ekspertët vendas të fushës, përfaqësuesve të shtypit dhe operatorët të tjerë ekonomikë.

Aktiviteti synoi vec të tjerash të krijojë një rrjet ndërkufitar të turizmit të qëndrueshëm si edhe të menaxhimit te marketingut të këtyre destinacioneve.

 

Të fundit