Flash News

E-TJERA

Trajtimi anti-Covid, mjeku ngre shqetësimin: Mos përdorni kortizonik, rrit me dy ose tre herë vdekshmërinë  

Trajtimi anti-Covid, mjeku ngre shqetësimin: Mos përdorni kortizonik,
Mjeku Ilir Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka ngritur shqetësimin serioz për mënyrën e mjekimit ndaj Covid-19.

Ai thotë se kortizonikët nuk duhet të përdoren në fazat e para dhe të lehta të sëmundjes, pasi japin efekte anësore.

Mjeku ka publikuar në Facebook, një studim nga një qendër presigjoze amerikane, ku thuhet se përdorimi i kortizonikëve rrit vdekshmërinë e përgjithshme dhe dy ose tre-fish.

“Asnjë mjekim nuk është karamele”, shkruan mjeku i njohur, ndërsa bënë thirrje që të tregohet kujdes me përdorimin e medikamenteve.

Alimehmeti shprehet se lufta për të frenduar përhapjen e koronavirusit po çon në mbitrajtimin e pacientëve.

“Kujdes, medikamentet kur nuk përdoren në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, jo vetëm që nuk ofrojnë asnjë efekt por ushtrojnë efekte anësore negative të njohura e të panjohura.

Ky është rasti edhe i kortizonikëve, të cilët po jepen si karamele edhe në Shqipëri.

Vdekshmëria e rritur te pacientët që përdorin kortizonikë vjen si rrjedhojë e efekteve të njohura protrombotike të kortizonikëve e kombinuar me efektet anësore negative të kortizonikëve si superinfeksionet, aspergiloza pulmonare e lidhur me COVID-19, hiperglicemia dhe hipertensioni arterial”, shkruan ndër të tjera ai.

Të fundit