Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Trajtimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës, korrupsion dhe paligjshmëri

Një çështje ende e pazbardhur për publikun, besoj edhe për SPAK-un, pavarësisht sqarimit deri diku të së vërtetës nga komisioni hetimor ‘Tabaku’ një vit më parë, është detyrimi nga Bashkia e Tiranës i shoqërive private për të depozituar të gjitha mbetjet që rezultojnë nga industria e ndërtimit në landfillin e Sharrës.
Sipas vlerësimeve të gazetarit të njohur, Klodian Tomorri, përgjatë gjithë periudhës së këtij koncesioni, këto mbetje i sjellin kompanisë koncesionare rreth 450 milionë EUR të ardhura, të papërfshira në planin e biznesit të këtij koncesioni.
Ai shkruan se ky mbetet: “burimi më i madh i të ardhurave të koncesionit të inceneratorit të Tiranës. Në vitin 2021, kompania ‘Integrated Energy BV’ arkëtoi 25 milionë euro. Nga këto, 10 milionë euro erdhën nga pagesat e bashkive, 15 milionë euro të tjera ishin nga dherat dhe inertet e ndërtuesve. Kujtoni papaqët e policisë që rrinin gjithë natën në gropat e ndërtuesve.“
Në Komisionin Hetimor Parlamentar “Tabaku”, një raporti i BIRN citonte kreun e Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi, sipas së cilit me një akt të panjohur publikisht si dhe duke mos caktuar sheshe për depozitimin e mbetjeve urbane (dherave), të cilat sipas ligjit nuk janë subjekt për depozitim në landfill, Bashkia e Tiranës ka kushtëzuar dhënien e lejeve të ndërtimit me paraqitjen e kontratës së subjektit ndërtues me koncensionarin e inceneratorit, duke i detyruar kështu këta të fundit që të paguajnë për të gjithë volumin e dheut të nxjerrë nga punimet e ndërtimit.
Kjo situatë ngre pikëpyetje të mëdha mbi legjitimitetin e caktimit të kësaj pagese, mbi mënyrën e përcaktimit të kostos (për pjesën e mbetjeve/dherave të ndërtimit të kontaminuara që duhen depozituar në landfill (sipas VKM Nr. 371, datë 11.06.2014) si dhe mbi destinacionin e pagesave përkatëse të subjekteve ndërtuese në Tiranë, e ndoshta edhe në ndonjë bashki tjetër. Vlen të theksohet se edhe kuadri ligjor në fuqi, në kuadrin e masave për “…mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit”, është modifikuar në vijimësi për të krijuar kërkesë shtesë (dhe për pasojë edhe të ardhura financiare) në favor të landfill-eve (VKM Nr. 575, datë 24.6.2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte”), etj.
Le t’i marrim me radhë duke përdorur si optikë për këtë analizë kontratën e koncesionit të landfilli-it të Tiranës, nënshkruar gjashtë vite më parë.
1.Legjitimiteti i caktimit të tarifës/pagesës për depozitimin e dherave të ndërtimit në landfillin e Tiranës.
Sipas kontratës së koncesionit “Për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitimi i Venddepozitimeve Ekzistuese Tiranë dhe Prodhimin e Energjisë Elektrike” Zona e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë ndërmjet: Ministrisë së Mjedisit dhe Shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” Shpk.” (Tiranë, Gusht 2017), në faqen 8 jepet përkufizimi i mbetjeve sipas klasifkimit Mbetje inerte, Mbetjet Urbane dhe Mbetje të llojeve të tjera, shprehimisht:
“Mbetje” do të përfshijë të gjitha mbetjet inerte, mbetjet urbane dhe mbetjet e llojeve të tjera, të cilat do të depozitohen në venddepozitimet që do të operohen nga koncesionari, konform kësaj Kontrate.
‘Mbetje Inerte‘ ka kuptimin e të githa mbetjeve inerte referuar legislacionit në fuqi në momentin e lidhjes së kësaj kontrate, apo përgjatë kohëzgjatjes së kësaj Kontrate, për mbetjet që mblidhen në të githa Njësite Vendore të Qarkut Tiranë nga një ose disa operatorë ekonomikë privatë apo publikë, të përzgjedhur ose jo këto nga Njësite Vendore të Qarkut Tiranë dhe që paketohen dhe transportohen për në Impiante dhe/ose Venddepozitimet sipas Projektit, siç janë mbledhur në burim nga këta operatorë.
“Mbetje Urbane” ka kuptimin e të githa mbetjeve urbane referuar legislacionit në fuqi në momentin e lidhjes së kësaj Kontrate, apo përgjatë kohëzgjatjes së kësaj Kontrate, për mbetjet që mblidhen në të githa Njësite Vendore të Qarkut Tiranë.
“Mbetje të Ilojeve të tjera” do të thotë çdo mbetje tjetër, përfshirë por pa u kufizuar në mbetje industriale, të cilat mund të përbëjnë objekt përpunimi në impiant sipas kësaj Kontrate, referuar përkufizimeve të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Kontrata në fjalë e koncesionit ka përcaktuar në mënyre ezauruese të gjitha llojet e mbetjeve që rezultojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës, të cilat janë subjekt i depozitimit në landfillin e kësaj bashkie. Pavarësisht kësaj, çmimi për njësi (ton) është fiksuar vetëm për mbetjet urbane, gjë që të shtyn të mendosh për një fshehje të qëllimshme të llojeve të tjera të mbetjeve për të mos i përfshirë të ardhurat respektive në fitimet e raportuara të koncesionarit. Por kjo situatë, vështirë të besohet se ka qenë e panjohur prej fillimit për Autoritetin Kontraktor, i cili kishte përvojë në dy koncesionet e mëparshme, por edhe për Bashkinë e Tiranës, e cila ishte e përfshirë prej fillimit në procedurat e koncesionit në fjalë.
Atëherë natyrshëm lind pyetja: përse duhej një akt i Bashkisë së Tiranës për të detyruar firmat ndërtuese të depozitojnë në këtë landfill të gjitha mbetjet që rezultojnë nga aktiviteti i ndërtimit në këtë Bashki? Ky akt, për pjesën e dherave që nuk janë të rrezikshme dhe që kanë destinacion përfudimtar landfillin, ishte dhe është i paligjshëm, dhe si i tillë duhet të jetë objekt i hetimit të thelluar nga SPAK. Kuptohet që në këtë rast duhet sqaruar edhe statusi i sotëm i shesheve të vend-depozitimit të dherave me qëllim që të mirëadministrohet territori nga Bashkia dhe subjektet ndërtuese të operojnë sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.
2.Mbi mënyrën e përcaktimit të kostos për pjesën e mbetjeve/dherave të ndërtimit që duhen depozituar në landfill.
Ashtu siç parashikohet në legjislacionin për klasifikimin e mbetjeve/dherave që dalin nga ndërtimi, një pjesë e tyre duhen depozituar në landfill me qëllim administrimin sipas ligjit për të mbrojtur mjedisin. Në këtë rast, lind nevoja e një çmimi për njësi. Edhe për këtë ekzistojnë parashikimet përkatëse në kontraten koncesionare. Në faqen 31 të këtij dokumenti jepet edhe detyrimi i Autoritetit Kontraktor …“9.8. Të ndihmojë e asistojë Koncesionarin në marrëdhënie dhe në lidhjen e marrëveshjeve /kontratave me Entitete Shetërore për qëllime të realizimit të Objektit të kësaj Kontrate, përfshirë edhe mundësimin në të ardhmen edhe të subjekteve të treta private ose vetë Entitete Shetërore të depozitojnë Mbetjet e tyre tek Koncesionari, kundreit çmimit për ton/mbetje që do të përcaktohet në bazë të kostos së Koncesionarit për përpunimin e tyre.“
Sipas kontratës në fjalë, ishte/është Autoriteti Kontraktor që asiston koncesionarin në marrëdhënie me palët e treta dhe në përcaktimin e çmimit për ton. Kreu i shoqatës së ndërtuesve, një vit e gjysmë më parë deklaronte se bashkia e Tiranës ka refuzuar sqarimet në lidhje me bazueshmërinë e caktimit të çmimit për njësi se :“ata (bashkia) bënë të paditurin, na thanë se dhe ne si ju jemi klientë të kompanisë koncensionare, kur në fakt ata miratojnë çmimin, në fakt ata na detyrojmë të shkojmë të bëjmë marrëveshje me landfillin”.
Sipas mendimit tim, duhet hetuar nëse kjo klauzolë e kontratës është respektuar dhe duhen sqaruar motivet që shtynë Bashkinë e Tiranës që jo vetëm të marrë kompentencat e Autoritetit Kontraktor, pjesë e të cilit ishte nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projektit, por edhe të detyrojë në mënyrë represive subjektet ndërtuese që të paguajnë për të gjithë volumin e mbetjeve të perllogaritura sipas lejeve të ndërtimit, sipas një çmimi jozyrtar, por të aplikur në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë këto subjekte.
Me këtë rast, ftoj edhe mas-median dhe veçanërisht gazetarët investigativë të informojnë publikun se ku gjenden vend-depozitimet, të përkohshme dhe te përhershme, të dherave të parrezikshme të ndërtimit në qytetin e Tiranës, të përcaktuara nga Bashkia (nese ka te tillë) apo vazhdon praktika e mëparshme e pagesave dhe eventualisht edhe depozimit të të gjitha mbetjeve/dherave të ndërtimit në landfillin e sekuestruar të Tiranës.
3.Mbi destinacionin e pagesave përkatëse të subjekteve ndërtuese në Tiranë, (ndoshta edhe në ndonjë bashki tjetër).
Sipas kontratës së koncesionit jepet përkufizimi: “Çmim për Ton Mbetje Urbane” është çmimi prej 29 EUR (njëzet e nëntë Euro) për ton mbetje, pa TVSH, i pagueshëm nga Njësitë Vendore të Qarkut Tiranë në favor të Koncesionarit (faqe 4).
Pa u ndaluar në strukturën e këtij çmimi apo në rrugën që u ndoq për të ardhur te ky çmim për ton (përfshin edhe incenerimin që nuk kryhet) për të cilin KLSH ka përgatitur dhe publikuar një dokument profesional dhe te argumentuar, por që është injoruar totalisht nga institucionet përgjegjëse shtetërore, sipas mendimit tim, edhe pse në përkufizimin e mbetjeve të cituar më sipër në kontratën e koncesionit janë përfshirë të gjitha llojet e mbetjeve, çdo qindarkë e ardhur si pagesë nga subjektet ndërtuese përtej mbetjeve urbane (për të cilat paguan Bashkia e Tiranës dhe buxheti i shtetit) duhej të ishte zbritur nga totali i pagesave për periudhën përkatëse si e ardhur e koncesionarit e paparashikuar në kontratën e koncesionit. Ose një opsion tjetër do të ishte studimi i kostos së këtij shërbimi (vetem për mbetjet e parrezikshme/të pakontaminuara) dhe negocimi nëpërmjet Autoritetit Kontraktor me qëllim mbrojtjen e interesit publik.
Të mos harrojmë se çdo shpenzim shtesë në ndërtim shkarkohet te përdoruesit fundorë – blerësit e sipërfaqeve të banimit edhe/ose të biznesit dhe kështu kjo tarifë arbitrare e imponuar nga Bashkia e Tiranës nuk përbën gjë tjetër veçse një taksë shtesë dhe rëndon kështu padrejtësisht qytetarët shqiptarë dhe biznesin e ndërtimit.
Gjithashtu mendoj se duhet studiuar me kujdes e gjithë kontrata e koncesionit, sepse janë një numër burimesh/fondesh që i janë dhënë koncesionarit duke e vendosur në kushtet e sigurimit të superfitimeve korruptive (më shumë se 30% sipas raportimeve zyrtare), por edhe nga burime publike si ujësjellesi i Tiranës, AZHBR, etj., në veprimtari që nuk kanë lidhje me funksionin primar të koncesionit, por që janë siguruar në mënyrë të dyshimtë dhe falë lobimeve korruptive të politikanëve që krijuan dhe mbështetën gjithë këtë aferë.
Një problem tjetër që lidhet me fitimet e paplanifikuara të paligjshme të koncesionarit dhe qe mendoj se meriton të analizohet në hollësi është braktisja e çuditshme nga Bashkia e Tiranës e detyrimit të përcaktuar në VKM Nr. 418, datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”, një detyrim zbatimi i të cilit do të çonte në transpozimin e kërkesave te direktivës kuadër të BE-se të mbetjeve 2008/98 “Mbi mbetjet”.
Fitimet e paligjshme të koncesionarit lidhen me grumbullimin e letër/kartonit, metaleve, plastikës, qelqit, etj., për të cilat mungon evidenca, por që nëse marrim parasysh deklarimet e kompanive të riciklimit të dëmtuara seriozisht me këtë rast, mund të vlerësohet në disa miliona Euro, që duke u vënë në dispozicion të koncesionarit mund të kenë përfunduar edhe këto në formën e pagesave korruptive apo të jenë transferuar në kompanitë ofshorë në zoterimin e pronarëve të vërtetë të inceneratorëve.
Sipas mendimit tim, në vendosjen e kësaj tarife duke shtrënguar bizneset e ndërtimit të nënshkruajnë pa negocim një marrëveshje me koncesionarin e landfillit të Tiranës kemi të bëjmë me vënien e Bashkisë së Tiranës në shërbim të interesave korruptive të koncesionarit, me shkelje të konkurrencës në një treg të caktuar (për shkak të unifikimit të çmimit për njësi) dhe në tërësi me cenim të interesit publik nga Autoriteti Kontraktor dhe Bashkia.
Në këto rrethana, ky institucion – Bashkia e Tiranës, Këshilli Bashkiak – u detyrohet një shpjegim publik qytetarëve, votuesve dhe taksa-paguesve të Tiranës, ndërkohë që SPAK
duhet ta hetojë në mënyrë të hollësishme rolin e të gjithë aktorëve politikë të përfshirë si pjesë e “aferës së shekullit“, që është padyshim e gjithë historia e inceneratorit të munguar të Tiranës.
Çfarëdo përpjekje për ta mbajtur vetëm në nivel teknik debatin rreth burimeve të fitimeve të koncesionarit të inceneratorit të Tiranës dhe rolit përcaktues të Bashkisë së Tiranës në sigurimin e këtyre fitimeve nuk bën gjë tjetër veçse fsheh përmasat e vërteta të këtij skandali dhe shtyn në kohë zbardhjen e aferës dhe ndëshkimin e personave përgjegjës, duke mundësuar jo vetëm fshehjen apo largimin e personave përgjegjës dhe partnerëve të tyre në elitën politike drejtuese apo të biznesit, por edhe duke shkaktuar dëme serioze të tjera financiare të buxhetit të shtetit./ Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38