Flash News

E-TJERA

Transferimet e efektivëve, SPAK pushon çështjen ndaj Muhamet Rrumbullakut

Transferimet e efektivëve, SPAK pushon çështjen ndaj Muhamet

SPAK ka pushuar çështjen ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ky i fundit po hetohej për shpërdorim detyre.

Sipas SPAK, nuk u gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij.

Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në SPAK për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë. 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.

Hetimi kishte nisur nga Prokuroria e Beratit, por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës.

Të fundit