Flash News

E-TJERA

Transferimi i të dënuarve, Meta dekreton ligjin për marrëveshjen me MB

Transferimi i të dënuarve, Meta dekreton ligjin për

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar”.

Meta thekson se kjo marrëveshje thjeshtëzon procedurat për transferimin e personave të dënuar nga njëri shtet tek tjetri, ndihmon në zbatimin efektiv të marrëveshjes dhe forcon bashkëpunimin në fushën e drejtësisë penale ndërmjet Shqipërisë dhe MB.

Kreu i Shtetit nënvizon se marrëveshje synon të përmirësojë kushtet e rregullat për transferimin e personave të dënuar nga të dyja shtetet, në funksion të lehtësimit të riintegrimit social të shtetasve të njërit shtet kontraktues, që vuajnë dënimin në shtetin tjetër.

Meta bëri me dije se janë 1 580 persona që po vuajnë dënimin, ndërsa shtoi se me anë të kësaj marrëveshjeje do të ketë një mundësi më shumë për transferimin e tyre në vendin e origjinës.

Transferimi i të dënuarve, Meta dekreton ligjin për

Të fundit