Flash News

E-TJERA

Transporti publik mes premtimeve dhe problemeve

Transporti publik mes premtimeve dhe problemeve

Nga Klementina Cenkollari

Çdo ditë rreth 200.000 persona përdorin transportin publik urban të kryeqytetit. Si një ndër shërbimet më të domosdoshme të jetës së përditshme në Tiranë, linja urbane është targetuar si një ndër fushat kryesore të ndërhyrjes të programeve politike gjatë fushatave elektorale vendore apo qendrore. Pas vitit 2016, rrjeti urban u zgjerua dhe aktualisht janë 16 linja që kalojnë nga periferia në qendrën e qytetit si edhe disa të tjera rrethqytetase. Po në këtë vit, edhe çmimi i biletës u rrit me 33% duke shkuar ne 40 lekë dhe Bashkia e Tiranës u angazhua për transformim Covid 19 dhe 2 centimetra distance.

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet vetëm nga operatorë privat. Ruajtja e higjienës ishte një nga 10 kushtet që iu vu privatëve, kur iu pranua rritja e çmimit të biletës dy vjet më parë. Me përhapjen e pandemisë Covid 19, nga marsi i këtij viti, ruajtja e higjienës është kthyer ne prioritet, si pjesë e protokollit shëndetësor që duhet plotësuar për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Por monitorimi tregon se urbanët e Tiranës nuk plotësojnë as kriteret minimale . 94.31% e pjesëmarrësve në studimin e realizuar nga kanë shprehur si problematikë kryesore mungesën e higjienës në mjetet e transportit publik, pasuar nga sistemi i ajrimit. Një vendim i Këshillit të Ministrave ngarkon Policinë Bashkiake të monitorojë zbatimin e masave anti-covid nga qytetaret dhe nga shërbimet e transportit publik, por deri më tani raportohet për një numër të kufizuar të masave ndëshkimore për operatorët privatë.

Transporti publik mes premtimeve dhe problemeve

Ruajtja e hapësirës personale gjatë udhëtimit është gjithashtu një domosdoshmëri në situatën e Covid-19 , por e vërteta është se nëse do të përdorësh cilëndo autobus të kryeqytetit, ruajta e të transportit publik. Megjithatë, ofrimi i këtij shërbimi vazhdon të mbetet problematik dhe larg standardeve rajonale dhe atyre europiane.

Raporti më i fundit studimor që ka matur “Nivelin e kënaqësisë së qytetarëve mbi cilësinë e transportit publik në Tiranë”, tregon se kryeqytetasit kanë raportuar një nivel shumë të lartë të pakënaqësive lidhur me shërbimin e transportit publik . Mungesa e higjienës, pasiguria dhe frekuenca e ulët e urbanëve janë shqetësimet kryesore të qytetarëve.

Të dhënat i referohen projektit “Artivizëm”, zbatuar nga Qendra STEPS me mbështetjen e LevizAlbania, që për realizimin e ketij studimi pyeti 1020 përdorues të autobusëve, realizoi 109 monitorime në terren në 5 linja shërbimit të transportit publik përgjatë periudhës Korrik 2020 - Tetor 2020.

distancës 1.5 metër është e pamundur. Veç kësaj, të shumtë janë qytetarët që nuk mbajnë maska, e shpesh këtë shkelje të protokollit e bën edhe stafi i shërbimit në transportin publik.

Për këta të fundit, raportuan pakënaqësi 64.8% e personave të pyetur te cilët kishin vlerësim të ulët në lidhje me komunikimin dhe sjelljen e stafit të shërbimit . Rastësia e deshi, që dy ditë para shkrimit të këtij artikulli, të përdorja edhe vetë autobusin e linjës së Tiranës së Re. Prej kohësh përdor automjetin personal dhe isha e paqartë për ndalesën e radhës.

Autobusit i mungonte harta e stacioneve, (edhe pse, të dhënat tregojnë se situata paraqitet pozitive përsa i përket pajisjes së ambienteve të brendshme të mjeteve të transportit publik me hartën e stacioneve – që rezultojnë në 80.70% të rasteve të monitoruara ) dhe pyes fatorinon se cili është stacioni i radhës. Në përgjigje, ai me tha se gjatë ditës e kishte shpjeguar disa herë dhe nuk kishte më nerva ta përsëriste.

Pritja në stacion, 1 në 2 qytetarë të pakënaqur

Nga 1020 përdorues të autobusëve të pyetur për studimin, rekordin për pritje në stacion e mbante një udhëtar që përdorte linjën e Unazës . Kishte pritur autobusin 50 minuta. Koha minimale e pritjes ka qenë 3.3 minuta. Studimi tregon se gati 1 në 2 pjesëmarrës, kanë raportuar se janë aspak të kënaqur me informacionin që paraqitet në stacione, duke përmendur këtu elementë si oraret e nisjes/mbërritjes/qëndrimit të urbanit në stacion.

Transporti publik mes premtimeve dhe problemeve

Raporti paraqet rezultate shqetësuese në lidhje me sigurinë e perceptuar të qytetarëve në lidhje me ngacmimet seksuale gjatë udhëtimit në urban ku 43.04% e pjesëmarrësve janë shprehur se nuk ndihen aspak të sigurt.

Ndër vite aboneja e studentit ka qenë një shqetësim madhor për ta dhe një nga çështjet më të diskutuara prej tyre. Në këtë studim 59.9% e kampionit përbëhej nga studentë, ku më shumë se gjysma e tyre (58.7%) kanë raportuar se nuk e përfitojnë abonenë me çmim të reduktuar.

Po ashtu, të dhënat tregojnë se transporti publik në Tiranë vazhdon të mbetet i paaksesueshëm dhe përjashtues për personat me aftësi ndryshe. Mungesa/ mos përdorimi i rampeve, mungesa e informacionit audio për personat me vështirësi në shikim, informacioni i cunguar 35 vizual për personat me vështirësi në dëgjim, etj., bëjnë që këto kategori përdoruesish të jenë të përjashtuar/ limituar nga përftimi i këtij shërbimi.

Transporti publik mes premtimeve dhe problemeve

Afishimi i itinerareve të lëvizjeve, orareve të urbanëve dhe paraqitjen e informacionit vizual dhe audio të stacioneve dhe përgjatë udhëtimit me urban për të bërë shërbimin e transportit publik të aksesueshëm për personat me aftësi ndryshe ishte rekomandimi i parë për Bashkinë e Tiranës pas këtij studimi. Gjetjet e tij u prezantuan në një aktivitet të zhvilluar në shëtitoren “Murat Toptani”, që bëri bashkë përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të Bashkisë së Tiranës. Në takim pati një seri diskutimesh, ku bashkisë iu kërkua të përmbushë premtimet e saj, për rritjen e cilësisë së transportit.

Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës pranuan se transporti ka ende probleme, por se në vitet e fundit situata është përmirësuar ndjeshëm.

Mes të tjerash, bazuar në gjetjet e studimit, pushtetit vendor iu rekomandua edhe marrja e masave të menjëhershme për përmirësimin e higjienës në ambientet e brendshme të mjeteve të transportit publik dhe respektimin e masave për parandalimin e transmetimit të Covid-19, shtimi i linjave të reja sikurse dhe pajisja e mjeteve me kamera sigurie dhe vendosja në funksionalitet të tyre me qëllim rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Ky artikull u realizua në kuadër të projektit “Artivizëm” realizuar nga Qendra STEPS, me mbështetjen e LevizAlbania, një projekt i një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Të fundit