Flash News

E-TJERA

Transporti publik rikthehet me kapacitet të plotë, arrihet dakordësi mes operatorëve dhe ministrive

Transporti publik rikthehet me kapacitet të plotë, arrihet

Shërbimi i transportit urban do t’i kthehet normalitetit. Vendimi ka ardhur pas një dakordësie të arritur mes ministrive dhe operatorëve të transportit publik për subvencionimin e naftës.

Sipas diskutimeve, operatorët do të përfitojnë subvencionim, ndërsa vlera do të përcaktohet në ditët në vijim.

Dashnor Memaj, kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, tha për Monitor se transporti do të vijojë me kapacaitet të plotë dhe se do të ketë një takim tjetër javën e ardhshme për kërkesat ekonomike.

“Patëm një takim me ministren e Ekonomisë, ministrin e Infrastrukturës dhe kryetaren e bashkisë, u dakordësuam që transporti do të rikthehet në normalitet dhe do të ketë subvencion lekë për litër, por do të jetë në diskutime si vlerë.

Nga sot do të vazhdojë transporti me kapacitet të plotë, se edhe operatorët duan ta ofrojnë shërbimin siç duhet për shkak të asaj që u pa këto dy ditë. Do të kemi dhe takim tjetër javën që vjen për të diskutuar kërkesat e tjera ekonomike, si TVSH, akcizë, kategoritë që udhëtojnë falas”, tha ai.

 

Të fundit