Flash News

E-TJERA

Transportoi 11 emigrantë të paligjshëm, pranga 31-vjeçarit në Fier

Transportoi 11 emigrantë të paligjshëm, pranga 31-vjeçarit

Një 31-vjeçar i cili ishte bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve u vendos në pranga në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. për të transportuar kundrejt pagesave 11 emigrantë nga Vendet e Treta që ata të kalonin kufirin por në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Njoftimi Fier:

Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të mëparshme të Policisë. Bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve (rast i goditur nga Policia, më datë 4 janar), lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Tranzit”, pasi dyshohet se më datë 04.01.2024, ka bashkëpunuar me shtetasit L. M., K. M. dhe E. M. (të tre, ende në kërkim), për të transportuar kundrejt pagesave, 11 emigrantë nga Vendet e Treta, në mënyrë që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Të fundit