Flash News

E-TJERA

Transportoi me varkë drejt Tropojës d*ogë dhe eksploziv me qëllim trafikimin, pranga 29-vjeçarit

Transportoi me varkë drejt Tropojës d*ogë dhe eksploziv me

Policia e Kukësit ka arrestuar një 29-vjeçar nga Puka, i dyshuar për transportimin e drogës, eksplozivit dhe municionit luftarak me qëllim trafikimin e tyre drejt Kosovës.

Shtetasi me iniciale L. P., u kap në fshatin Dushaj të Tropojës, teksa lëvizte me një automjet tip “Volkswagen”.

Gjatë kontrollit, në bagazhin e makinës u gjetën të fshehura 1.2 kilogramë kanabis, 405 gramë tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se kishte transportuar materialet e paligjshme me varkë përmes liqenit, nga fshati Apripë i Pukës deri në Tropojë, ku kishte lënë të parkuar automjetin për të shmangur kontrollet e policisë.

Të fundit