Flash News

E-TJERA

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Kapet në flagrancë 25-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Kapet në
Foto ilustruese

Një tjetër rast i veprimtarisë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit është goditur nga policia. Kjo e fundit ka arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij A. B., 19 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, F. H., banues në Korçë u kap, duke transportuar me një mjet të marrë me qira, dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Policia kishte informacione se 25-vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt qytetit të Kukësit, me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Mbi të rëndon akuza për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Të fundit