Flash News

E-TJERA

Transportonin klandestinë për 200 euro, arrestohen 5 persona; sekuestrohen 2 automjete, 1 aparat celular dhe 1 dozë kokainë

Transportonin klandestinë për 200 euro, arrestohen 5 persona;

Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët janë kapur duke transportuar 10 persona të tjerë të huaj në mënyrë të paligjshme jashtë kufirit shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin të mundur kalimin dhe transportimin e jashtëligjshëm të tyre kundrejt një fitimi prej 200 eurosh. Policia ka seskuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete, 5 aparate celularë dhe 1 dozë kokaine.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar "Kalimtarët", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga shërbimet e Policisë të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Vihen në pranga 5 shtetas.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të SHÇBA-së Elbasan dhe të Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë zhvilluar me sukses operacionin policor "Kalimtarët".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.R., 28 vjeç, E.K., 27 vjeç, të dy banues në Devoll, J.D., 28 vjeç, M.Gj., 29 vjeç, dhe N.A., 23 vjeç, të tre banues në Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në fshatin Mengël, janë kapur duke transportuar 10 shtetas të huaj. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin në mënyrë të organizuar veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 2 automjete, 5 aparate celular dhe 1 dozë lëndë narkotike kokainë.

Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të fundit