Flash News

E-TJERA

Transportonin me furgon 29 emigrantë të paligjshëm, e pësojnë 4 persona në Himarë

Transportonin me furgon 29 emigrantë të paligjshëm, e

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 shtetas nga Shkodra pasi po transportonin me një mjet furgon, 29 emigrantë këtë të dielë.

Pas hekurave përfunduan shtetasit Fatos Hasaj, Martin Fusha, Besar Fikaj si dhe Kol Qershia.

3 prej të arrestuarve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Janë sekuestruar 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon operacioni policor i koduar “Border”, për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt fitimit, për të kaluar ilegalisht në vendet e BE-së.

Operacioni i zhvilluar nga DVKM Vlorë në bashkëpunim me Repartin Special “Delta”, Komisariatin e Policisë Himarë dhe Seksionin e Trafiqeve në DVP Vlorë.

Transportonin me një mjet furgon, 29 emigrantë, vihen në pranga 4 shtetas nga Shkodra, ku 3 prej të cilëve lëviznin me një automjet tjetër privat për të monitoruar rrugën, për prezencë të shërbimeve të Policisë.

Sekuestrohen 2 automjetet me të cilat transportoheshin emigrantët dhe celularët e të arrestuarve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta” dhe strukurat e DVP Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit: F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër.

Të fundit