Flash News

E-TJERA

Transportonte 10 kg kok*inë, arrestohet shqiptari në Itali

Transportonte 10 kg kok*inë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Mignano Monte Lungo të Italisë, pasi u kap duke transportuar rreth 10 kilogramë kokainë.

Ngjarja ndodhi kur Policia e Cassinos ndaloi një makinë Fiat Panda, pasi drejtuesi i saj, duke vënë re praninë e patrullës, bëri lëvizje të dyshimta për t’iu bashkuar kolonës së automjeteve të rënda.

Pasi vunë re nervozizmin e shoferit dhe disa parregullsi në mbulesat plastike të dyerve të makinës, oficerët vendosën të bëjnë një kontroll të imtësishëm. Brenda panelëve të dyerve u zbuluan 10 pako me kokainë, me peshë totale rreth 10 kilogramë.

Shoferi u arrestua në vend dhe u dërgua në burgun e Cassinos. Gjykata vendosi mbajtjen e tij në paraburgim si masë sigurie, ndërsa hetimet zbuluan se nga kjo sasi lënde narkotike mund të përgatiteshin mbi 53,000 doza për shitje. Vlera e përgjithshme e drogës në treg vlerësohet nga 1.6 deri në 2.1 milionë euro.

Autoritetet italiane e cilësuan këtë si një goditje të rëndësishme ndaj rrjeteve të trafikut të drogës dhe theksuan përkushtimin e tyre për ta luftuar këtë fenomen. Policia e Autostradave e Cassinos u vlerësua për profesionalizmin dhe efikasitetin në këtë operacion.

Të fundit