Flash News

E-TJERA

Transportonte emigrantë të paligjshëm, bie në pranga 23-vjeçari

Transportonte emigrantë të paligjshëm, bie në pranga

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi u kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Sipas informacioneve të policisë, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet K.Z., banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Grapsh", u kap duke transportuar me automjetin e tij tip "Benz", tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

U kap duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim ne Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin K. Z., 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Grapsh", u kap duke transportuar me automjetin e tij tip "Benz", tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi K. Z.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit