Flash News

E-TJERA

“Trashëgimia në rrezik”, Beti Njuman në takimin me Berishën: Tirana sot lëngon, ka humbur betejën me trashëgiminë

“Trashëgimia në rrezik”, Beti Njuman në takimin me

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë zhvillon bashkëbisedimin me temë “TRASHEGIMIA NË RREZIK: Nga gërmadhat e Teatrit te "shitja" e Butrintit, ku i pranishëm është edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në bashkëbisedim marrin pjese ekspertë të trashëgimisë kulturore, gazetarë, aktivistë etj.

Gazetarja e njohur Beti Njuma tha se Tirana sot është një qytet që lëngon dhe ka humbur shumëçka nga kujtesa historike për shkak të politikave të gabuara që janë zbatuar.

Sipas Njumës, Tirana ka humbur betejën me trashëgiminë, ndaj dhe të huajve dhe fëmijëve ka pak për t’u treguar.

Beti Njuma, gazetare: Tirana është qyteti im, ku unë kam lindur, ku jam rritur, është qyteti i gjyshërve dhe të parëve të mi, tiranas të vjetër, autoktonë. Qyteti ku kam zgjedhur të rris fëmijët e mi. Mbi të gjitha është një qytet që sot lëngon, është pa kujtesë, pa identitet, ka humbur shumëçka nga kujtesa historike.

Kemi qenë dëshmitarë të asaj batërdie që i është bërë. Nuk jam kundër ndërtimeve, por gjithçka duhet bërë në një raport të drejtë me identitetin, kujtesën historike, me atë që përbën zemrën e një qyteti. Tirana ka humbur betejën me trashëgiminë. Të huajve dhe fëmijëve tanë kemi pak për t’u treguar. Organizatorët më thanë që për 1 javë u munduan të gjenin një shesh, një hapësirë me pak identitet të trashëgimisë historike. E kishim të vështirë të gjenim një hapësirë të tillë, gjë që tregon se çfarë i kanë bërë Tiranës njerëz që kanë patur pushtetin dhe kanë vulën e tyre mbi qytetin tonë të dashur.

Të fundit