Flash News

E-TJERA

Trau në Karavasta/ Banorët sërish në protestë, deputeti i PD: Po taksohet hyrja në një plazh publik

Trau në Karavasta/ Banorët sërish në protestë, deputeti

Banorët e Divjakës dolën sërish në protestë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, aty ku edhe po punohet për vendosjen e biletarisë. Ata po zhvillojnë sot një marshim-protestë, ndërsa një ditë më parë u përplasën me forcat e rendit.

Banorët deklaruan se nuk do të paguajnë edhe për ajrin, duke u shprehur të vendosur se nuk do ta lejojnë ministrinë e Turizmit të bëjë me pagesë hyrjen ne parkun e Karavastasë.

Në mbështetje të tyre ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi. Në një prononcim për mediat, ai tha se vendimi i qeverisë është një çmenduri. Deputeti shtoi se në këtë mënyrë qeveria po tarifon hyrjen në një plazh publik, duke dëmtuar jo vetëm banorët vendas, por të gjithë qytetarët e vendit.

“Kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. Deri sa të përfundojë çmenduria e ministrisë. I përshëndes se po bëjnë një protestë të drejtë. Të hysh në një plazh publik, nuk ndodh që të taksohet. Kjo është e vetmja rrugë që ka akses për plazhin publik. Edhe pse taksë ka marrë bashkia, tani po merr dhe qeveria.

Duhet të ishin në këtë protestë dhe deputetët e maxhorancës. Shoh këtu banorë që kanë votuar majtas. Sot që është ditë e premte, duhet Të ishin të gjithë këtu. Në momentin kur është nevoja, që këta qytetarë të kenë nga të gjitha krahët e politikës, për t’i dhënë zgjidhje. Kjo dëmton gjithë qytetarët, Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vinë të bëjnë plazh, nuk ikin dot në Dhërmi”, tha Koreshi.

 

Të fundit