Flash News

E-TJERA

Trazira në qendrën e imigracionit në Britani, arratisen 7 shqiptarë të dënuar për drogë

Trazira në qendrën e imigracionit në Britani, arratisen 7

13 të arrestuar shpërthyen një qendër imigracioni gjatë një trazire në Britaninë e Madhe. Sherri nisi pasi një pjesë e tyre u ndaluan të hyjnë në palestrën e qendrës ku po qëndrojnë.

Siç raporton “The Sun”, pesë prej të arratisurve kapën, ndërsa 8 të tjerë, përfshirë 7 burra shqiptarë, janë ende në arrati. Disa prej tyre janë të dënuar për trafik droge.

Burime thonë se përçarja filloi kur 40 të arrestuar u penguan të përdornin palestrën në qendrën e imigracionit Yarl's Ëood, në Milton Ernest, mbrëmjen e së premtes.

Të arrestuarit, të cilët mbahen në qendër në pritje të deportimit, kanë përdorur pajisjet e palestrës për të dëmtuar pronën dhe ambjentet. Një ekip elitar i stafit të burgut dhe Grupi Kombëtar i Reagimit Taktik u dërguan për të rivendosur rendin.

Ndihmës shefi i policisë së Bedfordshire, Karena Thomas tha se gjatë incidentit, 13 persona u larguan nga ambientet përmes gardhit të jashtëm.

“Pesë prej tyre janë arrestuar, por tetë të tjerë, shtatë shqiptarë rreth të 20-tave dhe një rreth të 30-tave, janë ende në kërkim. Ne po vazhdojmë të hetojmë vendndodhjen e tyre për të garantuar sigurinë e të arrestuarve si dhe publikun e gjerë dhe dëshirojmë të sigurojmë njerëzit se asnjëri nuk paraqet ndonjë rrezik për komunitetin e gjerë”, tha ai.

Një burim i afërt me Sekretaren e Brendshme Suella Braverman tha se ajo kishte qenë në kontakt me shefin e policisë për të siguruar që gjithçka ishte bërë për të gjetur burrat.

Të fundit