Flash News

E-TJERA

Trazirat në derbi, Disiplina ndëshkon Tiranën dhe Partizanin

Trazirat në derbi, Disiplina ndëshkon Tiranën dhe Partizanin
Foto Ilustruese

Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar klubet Tirana dhe Partizani pas tensioneve dhe kaosit të shkaktuar në derbi, në stadiumin “Air Albania”.

Disiplina ka vendosur të gjobisë Tiranën me 400 mijë lekë, ndërsa Partizanin me 300 mijë lekë, për hedhje në fushë të sendeve të ndaluara dhe ndezjen e flakadanëve duke dëmtuar stadiumin.

“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 400 000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushë, ndezur flakadanë dhe duke dëmtuar ambientet e stadiumit “Air Albania”, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt-konstatimit, brenda 15 ditëve”, thuhet në vendimet e Disiplinës.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00