Flash News

E-TJERA

Trazirat në Ekuador: Mafia shqiptare, shumë e dhunshme, po ushtron presion mbi trafikun e drogës

Trazirat në Ekuador: Mafia shqiptare, shumë e dhunshme, po ushtron

Ekuadori është kthyer në një nga qendrat e shpërndarjes dhe trafikimit të drogës nga bandat shqiptare në bashkëpunim me atë vendase.

Mirëpo, kohët e fundit është vënë re një rritje e skenave të dhunshme përfshirë shpërthimin me tritol të mjeteve apo trazirat nëpër burgje, të cilat kanë shkaktuar të paktën deri në 400 të vdekur në më pak se një vit, sikurse raporton 'Dialogo'.

Studiuesit pohojnë se shkak për rritjen e dhunës dhe krimeve janë një sërë faktorësh duke filluar nga afërsia gjeografike me Kolumbinë, korrupsioni, aleancat e reja kriminale, kartelet meksikane apo edhe mosmarrëveshjet mbi rrugë e trafikimit mes bandave.

“Presionit të karteleve meksikane për të respektuar dërgesat me drogë, i janë shtuar edhe organizatat evropiane në rritje dhe mafiozët shqiptarë, të cilët janë jashtëzakonisht të dhunshëm dhe po ushtrojnë presion mbi trafikun e narkotikëve në vend”, pohon studiuesi Renato Rivera për “Dialogo’.

Në vitin 2021, autoritetet ekuadoriane çmontuan më shumë se 1,350 banda, sekuestruan më shumë se 7,500 armë dhe 231 ton drogë, përfshirë kokainë dhe marihuanë. Deri në fund të majit 2022, autoritetet kishin sekuestruar 85 ton drogë, trefishi i sasisë së sekuestruar në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.

Në dekadën e fundit ka pasur shumë shqiptarë të ekzekutuar, që kanë pasur lidhje me trafikun e drogës. I fundit ishte rasti i ekzekutimit të bosit shqiptar të drogës Ergys Dashi.

Ndikimi i mafies shqiptare në Amerikën Latine shihet në shtimin e dërgesave drejt Durrësit, një qytet port në Shqipërinë perëndimore, ku është sekuestruar më shumë se një ton kokainë e fshehur në kuti bananesh.

Droga që niset nga Guayaquil, sipas informacioneve nga autoritetet, zakonisht fshihet në kontejnerë. Ekuador është një nga eksportuesit më të mëdhenj të bananeve dhe delli në botë.

Të fundit