Flash News

E-TJERA

Trazirat në fushë, FIFA përjashton gjyqtarin e ndeshjes Holandë-Argjentinë

Trazirat në fushë, FIFA përjashton gjyqtarin e ndeshjes

FIFA ka vendosur të përjashtojë gjyqtarin spanjoll Antonio Mateu Lahoz i cili gjykoi ndeshjen mes Argjentinës dhe Holandës.

Mediat e huaja raportojnë se vendimi është marrë pasi FIFA nisi procedurat ndaj të dyja skuadrave të cilat u përfshinë në një ‘sherr’ gjatë ndeshjes ku pati disa konfrontime mes lojtarëve.

Sipas të dhënave statistikore të siguruara nga vetë FIFA, Lahoz është bërë arbitri me më shumë kartonë të verdhë të shfaqur në një ndeshje. Ai në total ka këshilluar 14 lojtarë.

Kësaj i shtohen edhe 48 kundërvajtje të sanksionuara, 30 për ekipin argjentinas dhe 18 për ekipin holandez. Po ashtu, arbitri sipas FIFA-s, nuk diti të ruajë balancën dhe të shmangë zënkat mes futbollistëve në fushën e lojës.

FIFA e konsideroi Lahoz si abritrin me paraqitjen më të dobët në Katar, dhe vendosi që ai të mos vazhdojë të arbitrojë në turne.

Të fundit