Flash News

E-TJERA

Trazirat në Malin e Zi/ Ish-ministrat e BP, mes tyre Ditmir Bushati nxisin BE-në dhe NATO-n për dialog aktiv

Trazirat në Malin e Zi/ Ish-ministrat e BP, mes tyre Ditmir Bushati nxisin

Ish-ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Ditmir Bushati kanë reaguar për trazirat në Malin e Zi kundër ceremonisë së shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse serbe, ku kanë mbetur të plagosur dhjetëra persona.

Bushati dhe ish-ministrat e tjerë i janë drejtuar me një letër Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Presidentes së Komisionit Europian Ursula von dear Leyen si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, ku i nxisin institucionet e BE -së dhe aleatët e tjerë që të përfshihen në dialog aktiv politik për të zgjidhur krizën.

Ata paralajmërojnë pasoja të rënda, nëse nuk merren veprime urgjente. Gjithashtu theksojnë se Mali i Zi është një vend strategjik për Evropën Juglindore dhe gjithë pellgun e Adriatikut.

Sipas ish-kryediplomatëve, ndonëse ngjarjet mund të duken si një çështje me sfond fetar, ato nuk kanë të bëjnë me besimin dhe politikën, por janë manifestim i forcave që mendojnë se Mal i Zi nuk duhet të ekzistojë si një shtet i pavarur.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit