Flash News

E-TJERA

Trazirat në SHBA, batuta në “Politik On”, Lela: Tu kujtua kryeministria jonë; Doda: T’i çojmë Lleshin se është pushim

Trazirat në SHBA, batuta në “Politik On”, Lela: Tu kujtua

E ftuar në “Politik On” në RTV Ora, sekretarja e përgjithshme e PDIU, Mesila Doda, teksa komentoi ngjarjet e djeshme në Kongresin Amerikan shkëmbeu disa batuta me moderatorin Alfred Lela, duke bërë një paralele me Shqipërinë.

Mesila Doda: Nga njëra anë po flasim për tempullin e demokracisë, për demokracinë, më të famshmen në botë, më të fuqishmen në botë. Capitol Hill besoj duhej të ishte një ndërtesë shumë e ruajtur. Ky na erdhi si imazh“.

Alfred Lela: Tu kujtua kryeministria jonë...

Mesila Doda: Dendësia e policëve ishte më e madhe këtu, se atje. Ishte shumë më ndryshe e trajtuar. Nuk pashë gazin lotsjellës që helmon njerëzit, nuk pashë të njëjtën sjellje. Aq sa në rrjetet sociale filluan shakatë “ti çojmë Lleshin se është pushim”.

Dhe nga ana tjetër shikon një sistem që sërish e ruan veten. Çfarë dua të them me këtë? Ti shikon një president super të fuqishëm, më të fuqishmin në botë, kishte ekzekutivin, kishte gjithçka. Edhe gjyqtarët i emëroi vetë por ata gjyqtarë funksionuan si siguresë për të ruajtur sistemin. Është një sistem gardian i Kushtetutës.

Të fundit