Flash News

E-TJERA

Tre deputetët e parë të Kuvendit që u gjobitën për mosmbajtjen e maskës, njëri prej tyre i PS

Tre deputetët e parë të Kuvendit që u gjobitën për

Këtë të enjte, hyri në fuqi akti normativ i mbajtjes së maskës me detyrim ose policia ndëshkon me gjobë, që bashkëngjitet me faturën e dritave.

Sot, koencidoi edhe seanca plenare dhe deputetët e Kuvendit, të cilët janë të parët që do duhej ta zbatonin këtë vendim, ishin edhe shkelësit e parë që u gjobitën.

Bëhet fjalë për deputetin socialist Florenc Spaho dhe dy deputetët e opozitës parlamentare, Alban Zeneli dhe Kujtim Gjuzi.

Ata e mbanin maskën me vete, por nuk e përdornin pasi lanë ambientet e parlamentit. Ata u gjobitën sapo dolën në rrugë të papajisur me maskë.

Sipas aktit normativ, gjoba e parë është 3 mijë lekë të reja, dhe nëse përsëritet është 5 mijë lekë.  

Pamjet Top Channel:

 

Të fundit