Flash News

E-TJERA

Tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin, morën pjesë në komisionet parlamentare

Tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin, morën

Që nga sesioni i kaluar, opozita, në shenjë proteste, nuk ka lejuar që të zhvillohen normalisht mbledhjet e komisioneve parlamentare. 

Por sot, tre deputetë të opozitës duket se kanë ‘thyer’ bojkotin, duke marrë pjesë në dy nga mbledhjet e zhvilluara në Zoom.

Konkretisht, në Komisionin e Sigurisë , ku u diskutua nisma ligjore për dhënien e Amnistisë për të burgosurit, ka marrë pjesë, deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferri, si dhe Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë.

Tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin, morën

Tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin, morën

Edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ka ‘thyer’ bojkotin kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

Tre deputetë të opozitës thyejnë bojkotin, morën

Opozitarët bllokuan në mbledhjen e fundit zhvillimin e Komisionit të Medias, madje duke debatuar ashpër edhe me demokraten Flutura Açka, e cila ka qenë drejtuesja e këtij komisioni.

 

 

Të fundit