Flash News

E-TJERA

Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët protestojnë sot në doganën e Morinës

Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët

Në doganën e Morinës është paralajmëruar një protestë kundër masave të fundit anti-Covid që ka vendosur qeveria e Kosovës. Është njoftuar që protesta do të jetë paqësore dhe pritet të nisë në orën 10.00.

Ashpërsimi i masave në Kosovë ka sjellë irritimin e qytetarëve. Tashmë për të hyrë në territorin e Kosovës qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me tre doza të vaksinës anti-Covid.

Në rast se qytetarët kanë bërë vetëm dy doza, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negative të 48 orëve të fundit. Protestuesit do të kërkojnë lehtësimin e lëvizjes dhe heqjen e masave shtesë.

Masat e reja u morën pak ditë më parë, pas rritjes së konsiderueshme të numrit të infeksioneve dhe do të zgjasin deri më datën 4 shkurt.

Tre doza vaksine për të hyrë në Kosovë, qytetarët

Të fundit