Flash News

E-TJERA

Tre eurodeputetë letër Borrell: Raportuam problemet me blerjen e votës, pse s’përmendet në raport- progresin e 2020-tës

Tre eurodeputetë letër Borrell: Raportuam problemet me blerjen e

Tre eurodeputetë i kërkojnë shpjegime shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell se përse në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet problematika e shitblerjes së votës në Shqipëri.

Përmes një letre dërguar Borrell, eurodeputetët David Lega, Michael Gahler dhe Lukas Mandl, theksojnë se ndëshkimi i krimit zgjedhor, teksa i referohen dosjeve të bujshme 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër), është kusht për BE-në.

Sipas tyre, krimet e pretenduara jo vetëm janë ndëshkuar, por përkundrazi kanë sjellë edhe promovime të aktorëve të përfshirë.

“Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kanë raportuar vazhdimisht për problemet me blerjen e votave në Shqipëri. Veçanërisht rastet e Dosjes 339 (Shijak) dhe Dosjes 184 (Dibër) kanë fituar ekspozim mediatik ndërkombëtar, në të cilin zyrtarë të lartë të partisë (Ministra, Kryetarë të Bashkive, Deputetë) dyshohet të jenë të përfshirë në ndikimin e paligjshëm në zgjedhje.

Fatkeqësisht, krimet e pretenduara ende nuk janë ndëshkuar përkundrazi kanë sjellë edhe me promovime të aktorëve të përfshirë. Meqenëse për çështjet e përmendura ende nuk ka një arrestim dhe nuk kanë arritur në gjykatë, ne jemi shumë të shqetësuar për shkeljen e angazhimit të Shqipërisë për sundimin e ligjit.

Për më tepër, në konkluzionet e Këshillit të Përgjithshëm të Marsit 2020 deklarohet se "Kuadri negociues do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të pasqyrojë ecurinë me sukses të  Shqipërisë  të pesë kushteve kryesore siç janë ... fillimi i hetimeve kundër atyre që akuzohen për blerjen e votës ... përfshirë fillimin e hetimeve dhe përfundimin e gjykimeve të para kundër zyrtarëve të lartë publik dhe politikanëve ".

Jemi të zhgënjyer pasi në raportin e Komisionit Europian 2020 nuk përmendet fare 'blerja e votës'

A e ka konsideron Komisioni se Shqipëria e ka përmbushur me sukses çështjen e blerjes së votës?

Nëse po, ju lutem përshkruani detajet e progresit të kësaj çështjeje. Nëse jo, ju lutem shpjegoni pse kjo çështje nuk është përmendur në raportin progresin e 2020-tës”, thuhet në letrën drejtuar Borell.

Të fundit