Flash News

E-TJERA

"Tre gjëra humbi Rama", Gjekmarkaj: Në protestë u ngrit fëmija i periferisë, kërkoi rikthimin e garës

"Tre gjëra humbi Rama", Gjekmarkaj: Në protestë u ngrit

Analisti Agron Gjekmarkaj komentoi protestën e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Ai tha në "Opinion" se në këtë protestues demostruesi është fëmija i periferisë që ngrihet kundër fëmijëve të deputetëve dhe ministrave. Të rinjtë kërkojnë rikthimin e garës dhe dinjitetit.

Analisti analizoi tre humbjet e kryeministrit Edi Rama nga kjo protestë.

"Armiku i Ramës është keqqeverisja. Ai është i zgjuar dhe e kupton që protesta e dëmton. Simpatizantë mund të kenë marrë pjesë. Demostruesi është fëmija i periferisë që ngrihet kundër fëmijëve të deputetëve dhe ministrave.

Është protesta e fëmijëve që po shohin prindërit të poshtëruar. Kërkojnë rikthimin e garës. Rama ka humbur tre gjëra. Së pari, dozën e sigurisë. Ka humbur imazhin. Ka humbur ministrin e tretë të Brendshëm dhe ka marrë një paralajmërim, që nëse vë duart te zgjedhjet do ketë reagim shoqëror që mund ta marrë me vete ", tha Gjekmarkaj.

Të fundit