Flash News

E-TJERA

Tre humbje jete dhe 45 raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë

Tre humbje jete dhe 45 raste të reja nga Covid-19 në vendin tonë

Tre humbje jete janë shënuar nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,596 testime, nga ku kanë rezultuar 45 raste të reja. Po ashtu, janë shëruar 1,050 persona dhe aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 11 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 4 raste Korçë, Devoll,  3 raste në Librazhd, Pogradec, 2 raste në Vlorë, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kolonjë, Gramsh, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,050 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 121,122 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 86 pacientë, 7 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 60-87 vjeç”, njofton MSH.

Të fundit