Flash News

E-TJERA

Tre institucione paraqitën bilancin vjetor, Kuvendi miraton projektrezolutat

Tre institucione paraqitën bilancin vjetor, Kuvendi miraton
Foto ilustruese

Përveç betimit të dy deputeteve të reja Gentjana Cakrani dhe Jetmira Raboshta, në seancën plenare të sotme, Kuvendi miratoi tre projektrezoluta për tre institucionet që raportuan veprimtarinë e tyre vjetore për vitin 2020.

Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ishin institucionet që paraqitën bilancin e vitit që lamë pas.

Deputetët miratuan Aktin Normativ “Për tatimin mbi të ardhurat”. Gjithashtu me 85 vota pro, 8 kundër dhe 2 abstenim kaloi ndryshimet në ligjin “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Në seancën e sotme u miratua edhe projektvendimi "Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik".

Të fundit