Flash News

E-TJERA

Tre makina të përfshira në aks*dent, vd*s shqiptari në Itali

Tre makina të përfshira në aks*dent, vd*s shqiptari në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në zonën e Cremasca në Itali. Në aksident janë përfshirë tre automjete.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është 44-vjeçari, Gëzim Margjoka, banuese në Crema. Ai ishte duke drejtuar një “Skoda Octavia” në drejtim të Cologno, kur për arsye të paqarta u përplas “kokë më kokë” me një makinë të dytë me një familje në bord (nëna, babai dhe dy fëmijë).

Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.  Mjekët konfirmuan në vendin e ngjarjes vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit.

Ambulanca transportoi dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare (jo lëndime serioze), në spitalin pediatrik në Brescia.

Mësohet se 29-vjeçari që drejtonte Fiesta-n nuk u lëndua, ndërsa prindërit e fëmijëve u dërguan në Spedali Civili të Breshias.

Rruga ku ndodhi aksidenti u mbyll përkohësisht për qarkullim dhe u rihap pas disa orësh. Policia Rrugore e Bergamos po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të fundit