Flash News

E-TJERA

Tre muaj pas vrasjes së Martin Canit, qytetarët kërkojnë drejtësi në protestën te shkolla 'Fan Noli'

Tre muaj pas vrasjes së Martin Canit, qytetarët kërkojnë

Familjarë, miq dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur këtë pasdite në një protestë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, duke kërkuar drejtësi për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën pas një konflikti të dhunshëm me bashkëmoshatarin e tij.

Të afërmit e të ndjerit kanë vendosur lule në nder të kujtimit të tij dhe kanë shprehur shqetësimin se në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë, të cilët sipas tyre ende nuk janë ndaluar nga autoritetet. Ata kanë kërkuar hetim të plotë dhe transparencë për të zbardhur rrethanat e tragjedisë.

Pas tubimit te shkolla, protestuesit iu bashkuan një tjetër manifestimi para Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar drejtësi edhe për një tjetër të mitur që humbi jetën, Leo Sadiku.

Ngjarja tragjike ndodhi më 18 nëntor, kur pas një konflikti mes dy të miturve, 14-vjeçari Mario Përlleshaj goditi me thikë në bark Martin Canin, duke i shkaktuar plagë fatale. Konflikti nisi në oborrin e shkollës dhe degradoi jashtë saj, ku Cani u godit dhe më pas humbi jetën në spital.

Në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe shoku i viktimës, Luis Meçja, i cili stërvitej në të njëjtin klub futbolli me Canin. Autori i dyshuar, Mario Përlleshaj, pësoi gjithashtu dëmtime në dorë dhe u trajtua në një spital privat pas ngjarjes.

Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha detajet e këtij krimi që ka tronditur opinionin publik.

Të fundit