Flash News

E-TJERA

Tre persona humbin jetën nga Covid-19, mbi një mijë të infektuar

Tre persona humbin jetën nga Covid-19, mbi një mijë të

Tre persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, përkatësisht një qytetar nga Fieri 60 vjeç, nje qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Kamza 76 vjeç, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, njofton se nga 2413 testime, kanë rezultuar të prekur edhe 1084 qytetarë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1084 qytetarë, në këto bashki:

387 në Tiranë, 74 në Durrës, 53 në Lushnje, 45 në Vlorë, 42 në Fier, 31 në Gjirokastër, nga 29 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 27 në Lezhë, 25 në Elbasan, 24 në Divjakë, nga 22 qytetarë në Korçë, Berat, 21 në Dimal, 20 në Shkodër, nga 19 qytetarë në Krujë, Kavajë, 16 në Devoll, 13 në Tepelenë, nga 11 qytetarë në Shijak, Kuçovë, nga 10 qytetarë në Dibër, Pogradec, nga 9 qytetarë në Maliq, Gramsh, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, nga 7 qytetarë në Tropojë, Selenicë, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Mirditë, Bulqizë, Mallakastër, Librazhd, nga 5 qytetarë në Kukës, Himarë, Skrapar, nga 4 qytetarë në Pukë, Has, Kurbin, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Mat, Roskovec, Përmet, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, Peqin.  

Janë 8,722 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Fieri 60 vjeç, nje qytetare nga Tirana 70 vjeçe, një qytetar nga Kamza 76 vjeç.

Janë shëruar 1527 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 298,099 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Të fundit